Një tjetër përplasje është shënuar nga Agron Shehaj, këtë herë me sekretarin e Përgjithshëm të PD, Flamur Noka. Një seancë e fortë, ku deputetët gati sa nuk po rrihen me njëri-tjetrin.
Noka ka shkuar te Foltorja për të marrë fjalën, por atje ndodhej deputeti Shehaj. Në këtë moment Noka ka shtyrë forcërisht Shehajn duke e larguar nga foltorja. Ishte deputeti Luan Baçi që ka ndërhyrë mes dy deputetëve duke shmangur ndoshta një konfrontim fizik.
Pjesë nga debati:
Noka: Largohu mos më detyro të flas më shumë, je bërë klouni i Veliajt këtu.
Shehaj: Hapuni çuna, nuk ka nevojë këtu.
Noka: Mu hiq qafe, ik se po flas. Mu hiq, mu hiq. Mu hiq se po flas, o Gron mu hiq.
Shehaj: Largohu nga foltorja boll e bëre teatrin sot.
Noka: Kur të them mu largo, m’u largo.
Kujtojmë se nesër dy kuvendet, ai i Kosovës dhe i Shqipërisë do mbajnë mbledhje të përbashkët në Prishtinë.