Ka eskaluar protesta e opozitës në Tiranë.
Pas tensioneve me protestuesit para kryeministrisë raportohet se ka shumë persona të lënduar nga gazi lotsjellës.
Disa persona kanë marrë ndihmën e parë dhe janë dërguar në spital.
Protestuesit në tentativë për tu futur brenda kryeministrisë hasën në rezistencën e Gardës së Republikës.