Tensionet në kulm pas vizitës së Pelosit: Kina lëshon raketa balisitike përreth, Tajvani aktivizon sistemin e mbrojtjes

10:42 | 04 Gusht 2022

Kina lëshoi disa raketa balistike drejt ujërave pranë Tajvanit verilindor dhe jugperëndimor të enjten, njoftoi Ministria e Mbrojtjes, raporton CNN.

Ky veprim vjen pas kërcënimeve të Kinës se ishulli do të paguajë një çmim për pritjen që i bëri kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi.

Ky veprim ushtarak ishte një shfaqje e qëllimshme e forcës pasi Pelosi u largua nga ishulli të mërkurën në mbrëmje, me destinacion Korenë e Jugut.

Brenda disa orësh pas nisjes së saj, Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se Kina dërgoi më shumë se 20 avionë luftarakë përtej vijës mesatare në ngushticën e Tajvanit, pika e mesit midis kontinentit dhe Tajvanit që Pekini thotë se nuk e njeh, por zakonisht e respekton.

Komento: