Tensionet në veri, Kurti takohet sot me Lajçak dhe Escobar

14:44 | 13 December 2022

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të pres sot në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Po ashtu i pranishëm në këtë takim i pranishëm do të jetë dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropianë dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00.

Ndryshe vizita e Lajçak ishte paralajmëruar për të mërkurën, por i njëjti do të qëndrojë sot në Kosovë.

Po ashtu ai pritet që të vizitojë Serbinë, ku do të zhvillojë takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Komento: