Tensionet para parlamentit të Shqipërisë, i vihet flaka një peme

18:05 | 13 February 2023

Para Kuvendit të Shqipërisë ka shpërthyer një zjarr, teksa protestuesit e opozitës janë përplasur me policinë për të çfarë kordonin.

Qytetarët kanë qëlluar me mjete piroteknike, tymuese dhe gurë në drejtim të efektivëve.

Pas hedhjes së tymuesve, protestuesit kanë tentuar të hyjnë brenda ambienteve ku po mbahet seanca plenare. Pas shtyrjes trup më trup mes turmës së protestuesve dhe efektivëve të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtës, situata nuk ka agravuar më tej në përplasje fizike.

Dy punonjës policie mësohet se kanë mbetur të lënduar gjatë përplasjes me protestuesit.

Komento: