Tensionet rriten në Milan, pritet dorëheqjan e Leonardos! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tensionet rriten në Milan, pritet dorëheqjan e Leonardos!

12:07 | 21 Maj 2019

Janë rritur tensionet brenda drejtueve të Milan, ndërsa klubi ende duhet të kualifikohet për Ligën e Kampionëve.

Rossonerët janë të pestat në ligë dhe vetëm një pikë i ndan ata nga pozita e tretë dhe e katër, ku janë të vendosur Atalanta dhe Inter.

Një fitore në fundjavë do të thotë se Milan do të futet në pozitën e katër, vetëm nëse Atalanta ose Inter barazojnë në gjiron e fundit në Serie A, përcjell ORAinfo.

Situata në Milano shkon përtej vetëm asaj që po ndodh në fushë. Ka ndarje në dhomën e bordit dhe në mesin e vendimmarrësve.

Njëri ose Rino Gattuso ose Leonardo do të largohet në verë dhe mosmarrëveshjet janë të mëdha. Calciomerkato shkruna se është Leonardo ai që mund t’i ofrojë klubit një dorëheqje në fund të sezonit.

Ai ka dallime edhe me Ivan Gazidis dhe kjo mund ta detyrojë atë që të largohet nga klubi më pak se një vit pasi u ribashkua verën e kaluar nën pronësinë e re të Elliot. /ORAinfo/

Komento: