
Policia e Kosovës ka njoftuar për një tentim grabitje që ka ndodhur të shtunën në Obiliq.
Sipas policisë viktima mashkull/k, punëtor në një pompë të derivateve ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur nën kërcënimin e mjeteve të forta kanë tentuar të kryejnë grabitje duke thyer xhamin e kabinës, por nuk kanë arrit të marrin asgjë dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Si pasojë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.