Tentim grabitje në Prishtinë, arrestohet njëri nga të dyshuarit

12:03 | 04 Mars 2024
tentim-grabitje-ne-prishtine,-arrestohet-njeri-nga-te-dyshuarit

Një tentim grabitje ka ndodhur sot rreth orës 10:30 në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Nga ky rast është arrestuar një person që dyshohet që është përfshirë në tentativë për grabitje.

Lajmin e ka konfirmuar për Front Online zëdhënësja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

I njëjti dyshohet që është i përfshirë edhe në raste të tjera, thotë Ahmeti.

“Sot rreth orë 10:30, nga zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë,  është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se është përfshirë në një rast të grabitjes së mbetur ne tentativë. Personi i dyshuar është arrestuar në flagrancë, në një barnatore në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Ndaj tij kanë filluar procedurat nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit, i njëjti dyshohet të jetë i përfshirë edhe në raste të tjera të natyrës së njëjtë”, tregoi Ahmeti.

Komento: