
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër V.Kokajt, për tentim vrasjen e 14 shtatorit, në këtë qytet.
Kokaj akuzohet se në ditën kritike, në rrugën “Washington” Gjakovë, tek pjesa e jashtme një lokali, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta viktimën.
“…në atë mënyrë që gjatë një mosmarrëveshje të çastit në mes tyre, papritmas i pandehuri nxjerr thikën dhe fillimisht e godet në krahun e majtë të dorës, i dëmtuari merr një shpuzore plastike të duhanit dhe e godet në pjesën e majtë të kokës, i pandehuri vazhdon duke e goditur edhe në pjesë tjera të trupit dhe atë në regjionin abdominal poshtë majtas, në vithe majtas dhe në dy krahët e duarve” – thuhet në dosjen e prokurorisë.
Me këto veprime Kokaj ka kryer veprën penale, vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së.