Tentim vrasje në Fushë-Kosovë, viktima dërgohet në QKUK

08:56 | 24 Janar 2026
tentim-vrasje-ne-fushe-kosove,-viktima-dergohet-ne-qkuk

Policia e Kosovës ka raportuar se një person është gjetur i lënduar pasditën e së djeshmes në Fushë-Kosovë.

Sipas raportit 24-orësh, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Në vendin e ngjarjes thuhet se kanë dalë njësitet përkatëse policore.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime”, thotë Policia

Komento: