Tentim vrasje në Prizren, dy të plagosur – video ekskluzive nga vendi i ngjarjes

17:26 | 06 Janar 2026
Tentim vrasje në Prizren, dy të plagosur – video ekskluzive nga vendi i ngjarjes

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur në rrugën “Ali Hadri” në Prizren, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Sipas raportimeve,e të dëmtuarit janë F.T. dhe V.H., të cilët janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor. Sipas konfirmimit të mjekëve, gjendja e tyre shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Gazeta10 ka siguruar video ekskluzive nga vendi i ngjarjes, që sjell pamje të para pas incidentit. Hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në vazhdim.

Komento: