Tentim-vrasje në veri

14:33 | 05 Maj 2024
tentim-vrasje-ne-veri

Në veri të Kosovës pas mesnatës ka ndodhur një rast i tentim-vrasjes.

Nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje për Front Online.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshanit ka deklaruar se rasti ka ndodhur në fshatin Soçanicë të Leposaviqit.

Elshani ka njoftuar se nuk ka persona të plagosur dhe as të arrestuar.

“Pas mesnatës sot dyshohet se ka ndodh një rast tentim vrasje në Soqanicë, Komuna Leposavic. Nuk ka të lënduar apo të arrestuar. Policia po merret me hetimin e rastit”, ka deklaruar Elshani.

Komento: