Tentohet për herë të tetë konstituimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

09:37 | 30 Nëntor 2023
tentohet-per-here-te-tete-konstituimin-e-komisionit-hetimor-per-rezervat-shteterore

Për herë të tetë edhe sot (e enjte) do të tentohet konstituimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Kjo, pasi ky konstituim i këtij Komisioni, ka dështuar shtatë herë radhazi, për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marr pjesë në mbledhje.

Bojkotimi i mazhornacës lidhet kryekëput me inatet ndaj opozitës pasi kjo e fundit nuk po i voton marrëveshjet ndërkombëtare.

Komento: