Tentohet plaqkitja e bankës TEB në Suharekë, thyhet dera me eksploziv

10:44 | 15 Dhjetor 2019

Në orët e hershme të mëngjesit, disa persona kanë tentuar që të plaçkitin filialin e bankës TEB në Suharekë

Rasti ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme, ku të dyshuarit kishin përdorur eksploziv për ta thyer derën e TEB-it.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Rreth orës 3:45 të mëngjesit të sotëm është dëmtuar dera hyrëse e bankës TEB, d.m.th kanë tentuar që të plaçkitin por, sipas informatave që kemi nga zyrtarët e bankës nuk kanë arritur që të marrin asgje”, ka thënë Osmanollaj.

Komento: