Tentohet të digjet një market në Mitrovicë me koktej molotovi

09:56 | 19 Gusht 2025
Tentohet të digjet një market në Mitrovicë me koktej molotovi

Një mashkull kosovar ka raportuar në polici se në një market në rrugën “Mbretëresha Teutë” një person i dyshuar ka thyer xhamin e dyqanit me një mjet të fortë dhe më pas ka hedhur një shishe molotov brenda me qëllim për ta djegur marketin.

Fatmirësisht, në momentin e ngjarjes në market nuk ka pasur persona.

Një kalimtar i rastit ka arritur të lokalizojë zjarrin dhe të pengojë përhapjen e tij.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personit të dyshuar.

Komento: