
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar një zyrtar korrektues me inicialet S.D, i cili dyshohet s ekishte tentuar të fuste substanca narkotike brenda institucionit.
Rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
I njëjti është arrestuar nga Policia
Sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës u parandalua tentativa për futjen e kontrabandës. Pas informacioneve nga institucionet e sigurisë, gjatë kontrollit të qëllimshëm në hyrje u ndalua zyrtari korrektues me inicialet S.D., te i cili u gjetën të fshehura substanca të dyshuara narkotike, që dyshohet se kishte për qëllim t’i fusë brenda institucionit. Për rastin janë njoftuar menjëherë Policia e Kosovës dhe Prokurori i Shtetit, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme disiplinore ndaj zyrtarit në fjalë, duke e suspenduar atë nga detyra. Vendimi për pezullim është marrë nga Komisioni Disiplinor i SHKK-së dhe masa mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”, thuhet në njoftim.