Tentoi të grabiste një pompë derivatesh, dënohet me pesë vite burgim

15:15 | 22 Gusht 2023
tentoi-te-grabiste-nje-pompe-derivatesh,-denohet-me-pese-vite-burgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim kundër të akuzuarit, B.M., për veprën penale “Grabitje në tentativë”.

Ai është dënuar me burgim prej 5 vjetësh dhe do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 05.11.2022 e deri më datë 22.06.2023 dhe në arrest shtëpiak nga data 22.06.2023 deri me datë 17.08.2023.

“Me datë 01.09.2022 rreth orës 04.30, i pandehuri B.M së bashku me katër të pandehur të tjerë kishin tentuar që të grabisin pompën e derivative të naftës “Exfis” e cila gjendet në Komoran, në atë mënyrë që të maskuar dhe të armatosur me armë, ishin afruar deri te pompa, mirëpo aty kishin vërejtur patrullën e policisë dhe pastaj me shpejtësi ishin larguar në drejtim të panjohur.”

Komunikata e plotë:

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.M

për veprën penale Grabitje në tentativë

Prishtinë, 22 gusht 2023 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit B.M për shkak të veprës penale Grabitje në tentativë, nga neni 317 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 dhe 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari B.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej pesë (5) viteve, në të cilin dënim do ti llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 05.11.2022 e deri më datë 22.06.2023 dhe në arrest shtëpiak nga data 22.06.2023 deri me datë 17.08.2023.

Me datë 01.09.2022 rreth orës 04.30, i pandehuri B.M së bashku me katër të pandehur të tjerë kishin tentuar që të grabisin pompën e derivative të naftës “Exfis” e cila gjendet në Komoran, në atë mënyrë që të maskuar dhe të armatosur me armë, ishin afruar deri te pompa, mirëpo aty kishin vërejtur patrullën e policisë dhe pastaj me shpejtësi ishin larguar në drejtim të panjohur.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Komento: