Arrestohet një shtetas turk në Aeroportin e Prishtinës, tentoi të udhëtonte me dokument të falsifikuar.
Një shtetas turk është arrestuar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, pasi i njëjti ka tentuar të udhëtoj më dokument të falsifikuar.
Ai është arrestuar dje pasdite, në orën 19:00.
“Aeroporti i Prishtinës Adem Jashari 12.02.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i turqisë, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtoj me dokument të falsifikuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.