
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Në njoftim shtohet se, sipas aktakuzës i dyshuari, më 09.12.2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, posedonte bankënota false, të cilat kishte tentuar t’i fusë në përdorim, në shumën totale prej njëqind e pesë mijë (105,000.00) eurosh.
Aktakuzë ndaj S.S për veprën penale “Falsifikim i parasë”
Prishtinë, 28 maj 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.
Sipas aktakuzës, më 09.12.2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, i pandehuri, posedonte bankënota false, të cilat kishte tentuar t’i fusë në përdorim, në shumën totale prej njëqind e pesë mijë (105,000.00) eurosh.
Ekspertiza e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ka konstatuar se të gjitha bankënotat ishin të falsifikuara.