
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi dyshohet se ka tentuar t’i japë ryshfet një zyrtari policor.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 11 gusht, rreth orës 05:45.
Monedha e dyshuar si ryshfet është sekuestruar nga policia.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.