Tentojnë t’i ikin policisë dy automjete me mallra të kontrabanduara, arrestohet një person

10:35 | 17 Prill 2022

Dy automjete me mallra të kontrabanduara tentojnë t’i ikin policisë, arrestohet një person.

Një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje nën dyshimin për kontrabandë me mallra.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se dje në orët e mbrëmjes, njësitet patrulluese të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Zhegër, bazuar në analizën e rriskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohen dy automjete, shkruan lajmi.

Policia ka bërë të ditur se automjetet kanë qenë njëri i tipit furgon dhe tjetri kombi me targa vendore, të cilët kanë tentuar t’i shmangen ndalimit policor.

“Pas tentativës për t’ju shmangur ndalimit policor autoritetet kufitare policore kanë arritur t’i ndalojnë automjetet në fshatin Leskovicë, komuna e Vitisë (rreth 300 metra në afërsi të kufirit me Republikën e Maqedonisë veri. Gjatë kontrollit në njërën nga to janë gjetur mallra të ndryshme (mjete të ndryshme dhe pajisje teknike të punës, etj ). Dyshohet se malli i kontrabanduar ishte futur në territorin e Republikës së Kosovës nga Republika e Maqedonisë Veriore përmes rrugëve ilegale”, thuhet në njoftim.

Në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare një person i dyshuar është dërguar në ndalim policor, ndërsa malli i konfiskuar i është dorëzuar Doganave të Kosovës për procedura të mëtejme.

Komento: