Tentojnë vjedhjen e veturës, njëri përfundon në polici

11:22 | 29 Korrik 2019

Pesë persona kanë tentuar të vjedhin një veturë në Suharekë.

Një person ka raportuar në polici se disa të panjohur kanë tentuar që t’ia vjedhin veturën e tij.

“Njësiti patrullues ka arritur që t’i identifikojë 5 të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, ku dy prej tyre janë shoqëruar në stacion policor ndërsa tre janë larguar në drejtim të panjohur”, njofton raporti policor.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje.

Komento: