Tentuan ta pengonin aksionin e policisë, ja ku përfunduan kamionët e barrikaduar

11:49 | 28 May 2019

Policia e Kosovës ka realizuar sot një ndërhyrje në veri të vendit, ku edhe janë arrestuara disa persona.

Por kundër këtij aksioni padyshim se dolët serbët të cilët jetojnë në katër komunat serbe.

Madje qytetarët e Zubin Potok-ut kanë tentuar që të vendosin barrikada në mënyrë që të parandalojnë aksionin.

Padyshim se këtë nuk e kanë lejuar pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët kanë kaluar këto barrikada, madje duke hedhur jashtë rrugës edhe disa kamionë të cilët serbët kishin vendosur.

Shikoni pamjet nga këto barrikada:

Komento: