Teologu kosovar: Hulumtova në mediat irakiane, dhe lajmi se Iraku ka zbuluar ilaçin për Coronavirus është i vërtetë

08:14 | 24 Mars 2020

Koronavirusi është përhapur në gjithë botën.

Doktori i Shkencave Islame, Mustafë Bajrami, pohon se një lajmi i shpërndarë nga mediat Irakiane, se gjoja në Bagdad është zbuluar ilaçi kundër pandemisë Coronavirus, është i vërtetë.

Ai thotë se pasi ka parë lajmin në gjuhen arabe të publikuar nga imami nga Tirana, Ahmet Kalaja, është interesuar për vërtetësinë e lajmit dhe thotë se ka rezultuar të jetë i saktë.

Ky është njoftimi i tij i plotë:

Lajmërim (me urgjencë)!

Ka shumë miq që po më pyesin në lidhje me vërtetësinë e lajmit të cilin e ka postuar Hoxhë Ahmet Kalaja në murin e tij në Facebook. Lajmi ka të bëjë me zbulimin e ilaçit (vaksinës) kundër koronavirusit nga mjekët irakian në Bagdad.

Në fillim nuk e mora për serioz. Disave u thoja se mund të jetë rrejshëm, e disa të tjerëve se mund të ketë ndodhë që dikush ka përdorur emrin e hoxhës së nderuar për dezinformime.

Megjithatë, kur filloi të shtohet numri i të interesuarve, sa që nuk mundja më të punojë lirshëm në kompjuterin tim, nga mesazhet poshtë në inbox që më rradhiteshin, shikova në murin e Hoxhës, pastaj nëpër disa gazeta irakiane, pastaj televizionin irakian, e në fund edhe atë çka ka thënë Ministria e Shëndetësisë Irakiane.

Sipas të gjitha këtyre burimeve dhe nëse iu besohet asaj që është shkruar aty, lajmi është i vërtetë. Që i bie, mjekët irakianë përfundimisht kanë zbuluar ilaçin kundër koronavirusit.

Mbetet të konfirmohet edhe nga autoritete botërore të shëndetësisë. Deri atëherë, ne do të lutemi që ky lajm të jetë i vërtetë, dhe se, njerëzimi po kurtaliset nga një tragjedi e mundshme që e kishte në derë…!

O Allah, bëre këtë lajm të jetë i vërtetë dhe ndihmoi të gjithëve..!

Komento: