Teoria e Ajnshtajnit kontestohet nga fizikani kosovar

09:03 | 30 December 2018

Fizikani kosovar thotë se i ka gjetur gabime e gjeniut Albert Ajnshtajnit në njërën prej teorive të tij.

Profesori Shukri Klinaku është i sigurt se ka gjetur gabimet e gjeniut Albert Ajnshtajn. Sipas tij, teoria speciale e relativitetit është e paqëndrueshme.

Një profesor kosovar i fizikës ka marrë guximin ta sfidojë gjeniun e shekullit XXI, përkatësisht fizikanin e ndjerë të përmasave globale Albert Einstein (Albert Ajnshtajn).

Ajnshtajn ishte vlerësuar se kishte koeficientin e dijes së trurit 165 dhe ishte i njohur në botë me teorinë e relativitetit, përderisa para gati një shekulli kishte fituar çmimin “Nobel për Fizikë” për zbulimin e ligjit të efektit fotoelektrik.

Por doktori i Fizikës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Shukri Klinaku, thotë për gazetën “Zëri” se teoria e Ajnshtajnit është e paqëndrueshme, pasi ka gjetur shumë gabime në të.

Klinaku shkon edhe më tej me kritika, duke e vlerësuar Ajnshtajnin si njeri konfuz dhe mistik, ndërsa për teorinë e tij thotë se është e pasaktë.

Për të arritur në këto konstatime Klinaku thotë për “Zërin” se i janë dashur 30 vjet studime.

“Shumicën e kohës kam punuar në shpjegimin e lëvizjes relative. Sot teoria speciale e relativitetit është teoria dominante shkencore. Unë qysh para përfundimit të studimeve.

Komento: