Ter Stegen vazhdon me Barcelonën.
Marc-Andre ter Stegen pritet që të nënshkruajë kontratë të re me Barçën që e lë atë në Kataloni edhe 5 vite
Mundo Deportivo raporton se Marc-Andre ter Stegen është gati për ta vazhduar kontratën te Barcelona.
Portieri gjerman pritet që të jetë në Camp Nou për së paku deri në verën e vitit 2025.
Gerd vom Bruch , agjenti i Marc-André Ter Stegen (28), ka thënë se bisedat për zgjatje të kontratës me përmirësime në pagë janë duke vazhduar dhe duket se ato kanë përparuar mirë.
Bisedimet kishin filluar muajë më parë por për shkak të pandemisë ato kanë pasur ulje dhe zbritje por gjithmonë është thënë se Ter Sten, pasi ka gjashtë vite në Camp Nou dëshiron që të vazhdojë me Barcelonën e ashtu dëshirojnë edhe skuadra katalunase.
Kontrata e tanishme skadon më 2022 dhe është ardhur të pajtimi i të dyja palëve që të fillojnë bisedat që ajo të mos ndikojë në rezultate. Një provë kjo e pagabueshme që klubi nuk dëshiron që ta humb besimin e portierit gjerman.
Ter Stegen, i cili bëri një intervenim kirurgjik në mes të gushtit nga doktori Ramon Cugat në ligamente të këmbës së tij të djathtë dhe do të jetë jashtë për disa javë derisa do të mund të luajë por me siguri gjatë kësaj kohe problemi me kontratën e tij do të zgjidhet dhe ai do të jetë i Barcelonës deri më 2025.