
Marc Andre Ter Stegen po dëshiron ta vazhdojë aventurën e tij në Barcelonë.
Portieri gjerman synohet të blindohet nga skuadra katalane, me bisedimet për rinovimin e kontratës që pritet të finalizohen para verës.
Sipas ‘Mundo Deportivo’, Ter Stegen është i lumtur dhe dëshiron vazhdimin e aventurës me Barcelonën transmeton lajmi.
Agjenti i portierit është takuar me Eric Abidal dhe ka njoftuar francezin për dëshirën e Ter Stegen.
Gjithashtu, gjermani është i lumtur në Kataloni, ku po ndërton një shtëpi të tijën në Castelldefels.
Ter Stegen dëshiron të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2020, me një rritje në pagë.