Tërheqet shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës

23:21 | 28 Prill 2023

U hodh shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës.

Sot është tërhequr shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll – konkurrenca e femrave.

Dy skuadrat favorite për këtë trofe arritën t’i shmangen ballafaqimit në këtë fazë.

Kësisoj, në gjysmëfinale do të takohen 16 Qershori – Mitrovica dhe EP Hajvalia – Dukagjini.

Skuadrat fituese do të kualifikohen në finale.

Ndeshjet do të zhvillohen mesjavën e ardhshme.

Komento: