Tërheqja e 10 %, vjen një njoftim i rëndësishëm nga Trusti – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tërheqja e 10 %, vjen një njoftim i rëndësishëm nga Trusti

16:39 | 06 Korrik 2020

Trusti njofton se qytetarët nuk mund t’i tërheqin 10 %.

Ministria e Financave ka njoftuar sot se qytetarët të cilët bëjnë tërheqjen e 10% të kursimeve nuk do të kompensohen nga Qeveria për shumën e tërhequr.

Pas këtij njoftimi të MF’së, ka reaguar edhe Fondi i Kursimeve Pensionale.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, TRUST-i ua ka bërë me dije sërish qytetarëve se nuk mund t’i tërheqin mjetet, meqenëse ende nuk ka ndryshuar ligji.

“Jua konfirmojmë se për t’u bërë i mundur propozim-plani i Qeverisë për 10%-shin duhet patjetër të ndryshohet ligji në fuqi për fondet pensionale në Kosovë. Ky ligj, siç dihet, mund të ndryshohet vetëm nga Kuvendi i Kosovës, dhe deri tek ai ndryshim ka procedura për t’u kryer”, thuhet në njoftim.

Komento: