Komandanti i KFOR-it flet për tërheqjen e mundshme të Bondsteel, paralajmërim ky i SHBA-së.
Lorenzo D’Addario, ka thënë se nuk mund të jap komente të shumta në rastin e paralajmërimit të SHBA-së për tërheqje të trupave të saj nga Kosova.
Por që ka thënë se nuk pret që kampi Bondsteel të tërhiqet nga Kosova, njofton Klan Kosova.
“Nuk jap komente për një shtet unë përfaqësoj forcën shumëkombëshe. Por nuk pres që të ndodhë diçka e tillë”, ka thënë D’Addario.
“Kemi 3 mijë e 600 trupa. Përkushtimi i NATO-s për Kosovën nuk rregullohen me orë, por duhet të plotësohen kushtet. KFOR do të rrijë këtu. Kosova është me interes të lartë. Nuk shoh kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e njerëzve”.
Kurse për mundësitë që të ketë ndikim nga jashtë në Kosovë, rus ose të ngjashme, ai ka thënë: “Është me rëndësi që të jemi syçelë përkundër çfarëdo ndikimi rus ose çfarëdo. Nuk ka ndikim direkt apo veprime në veri të Kosovës ashtu sikurse në jug”.
Ndërkaq për dialogun Kosovë-Serbi ka thënë se është punë me të cilën duhet të merren politikanët, veçse si ushtarak punon në krijimin e një klime që ky proces të vazhdojë siç duhet.
“Roli im është që të ofrojmë siguri. Siguria është kyçe për vazhdimin e dialogut. Megjithatë nuk është kusht për favorizimin e dialogut. Ne mundohemi të jemi të gatshëm që të parandalojmë sfida ndaj sigurisë që pamundësojnë vazhdimin e dialogut. Çfarëdo zgjidhej që sjell dialogu besoj se do të jetë e kënaqshme për të dy palët”.