Petkoviq e përkrah tërheqjen e serbëve nga institucionet kosovare.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se i përkrah plotësisht dhe i mirëkupton serbët të cilët kanë marrë vendim të ndalin punën në institucionet kosovare.
Ai ka deklaruar se kryeministri kosovar Albin Kurti ka ushtruar dhunë institucionale sistematikisht ndaj serbëve në Kosovë.
“Qëllimi i sotëm i serbëve për të mbrojtur Procesin e Brukselit, në radhë të parë të Asociacionit të Komunave Serbe, si i vetmi mekanizëm i garantuar për formimin e të drejtave kolektive të popullit serb në Kosovë, tregoi se vendimi paqësor dhe demokratik i serbëve për paligjshmërinë e vazhdueshme të Kurtit dhe shkelja e të gjitha marrëveshjeve të Brukselit është e vetmja përgjigje e mundshme”, tha Petkoviq.