Tërheqja e shortit për zgjedhje, Kryeziu: Proces i rëndësishëm, garanci për trajtim të barabartë për garuesit

15:08 | 06 January 2025
terheqja-e-shortit-per-zgjedhje,-kryeziu:-proces-i-rendesishem,-garanci-per-trajtim-te-barabarte-per-garuesit

Ismet Kryeziu nga Instituti Kosovar për Demokraci e ka quajtur ”proces të rëndësishëm” tërheqjen e shortit për numrat në fletvotime për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Sot është bërë tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave të subjekteve politike në fletën e votimit. Ky proces i rëndësishëm në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet, simbolizon një nga parimet kryesore të demokracisë – barazinë mes të gjitha subjekteve. Hedhja e shortit garanton trajtim të drejtë dhe të paanshëm për të gjithë pjesëmarrësit në garë”, tha Kryeziu.

Komento: