Tërheqja e Trustit, ja çka pritet të ndodh sot në hapësirat e Kuvendit

09:00 | 30 November 2022

Sot shqyrtohet në Komision tërheqja e mjeteve nga Trusti

Sot në Kuvendin e Kosovës pritet të debatohet dhe më pas të merret një vendim nëse do të kalojë në Komisionin për Buxhet, iniciativa për lejimin e tërheqjes së 30 % të parave nga Trusti.

Partitë opozitarë në Kosovë po insistojnë që sa më shpejt të procedohet në Kuvend Projektligji që mundëson lejimin e tërheqjes së mjeteve nga Fondi Pensional i Kursimeve TRUST.

Nën arsyetimin e gjendjes ekonomike në vend, opozita kërkon që nga TRUST-i të lejohet tërheqja e deri në 30 për qind të mjeteve nga ana e qytetarëve.

Mbledhja do të mbahet në ora 10:00.

Komento: