Nuk kalon në Komision Projektligji për tërheqjen e kursimeve nga Trusti
Komisioni për Buxhet nuk ka miratuar propozimin që t’i rekomandohet Kuvendit shqyrtimi i ligjit që mundëson tërheqjen e re nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Në Kuvend, projektligji do të shqyrtohet pa aprovim të Komisionit apo Qeverisë.
Tërheqja e Trustit e iinicuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu është përkrahur nga LDK dhe AAK, por është kundërshtuar nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje.
Kryetari i Komisionit, Armend Muja ka paraqitur arsyet për të cilat ai ka thënë se janë kundër tërheqjes së Trustit.
Muja ka thënë se nuk mbahet mend një praktikë e tillë të ketë ndodhur në botë apo në Evropë, në rrethana kur vendi është në gjendje të rëndë ekonomike
Ai ka thënë se me tërheqjen e Trustit nuk ndihmohen shtresat e varfra, por të pasurit.
Nga minoritetet, Verica Ceraniq e Listës Serbe ishte pro, ndërsa Duda Balje abstenoi.