
Banorët e BBVK
Limi dhe Dolce kanë befasuar publikun gjatë spektaklit “Prime” të së premtes, kur kanë bërë të ditur se kanë vendosur të marrin një hap prapa në raportin e tyre brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ky vendim erdhi si pasojë e presionit të vazhdueshëm të Albes, e cila ka qenë më parë e dashura e Limit në një format tjetër televiziv, si dhe xhelozisë së theksuar që ajo ka shfaqur ndaj afrimit mes Limit dhe Dolces. Situata mes tyre ka qenë shpeshherë e tensionuar, me akuza dhe përplasje të njëpasnjëshme gjatë ditëve të fundit.
Gjatë diskutimit në prime, Limi u shpreh hapur për arsyen e këtij vendimi, duke deklaruar: “Vendimi do të jetë shumë i thjeshtë, meqë qenka duke u bërë gjithë kjo që ne po bëjmë diçka ekstra për ty, ne do të marrim një hap mbrapa në lidhjen tonë”.
Kjo deklaratë erdhi pasi Alba kishte akuzuar se çdo situatë apo veprim që Limi dhe Dolce bëjnë në shtëpi, e bëjnë qëllimisht për ta provokuar atë. Sipas saj, afrimi i tyre nuk është i sinqertë, por një mënyrë për të krijuar reagime.
Në mënyrë të papritur për publikun, edhe Dolce u pajtua me vendimin për t’u tërhequr, duke pranuar që të bëjë një hap pas për të shmangur tensionet dhe konfliktet e vazhdueshme.
comment
