Tërhiqet shorti i çerekfinales në Evropa Ligë, na pret një super ndeshje – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Tërhiqet shorti i çerekfinales në Evropa Ligë, na pret një super ndeshje

13:26 | 15 Mars 2019

Në Nyon të Zvicrës është tërhequr edhe shorti i çerekfinales së Ligës së Evropës.

Chelsea, Napoli, Valencia, Eintracht Frankfurt, Benfica, Arsenal, Villarreal dhe Slavia Pragë, janë skuadrat çerekfinaliste në Ligën e Evropës.

Ndeshja me interesante pritet të jetë ajo mes Napolit dhe Arsenalit, përcjell ORAinfo.

Gjiganti tjetër anglez, Chelsea do të përballët me Slavia Prague, ndërsa Eintracht Frankfurt do të luajë kundër Benficës.

Në çerekfinale do ta kemi një duel spanjoll mes Valencias dhe Villarrealit.

ORAinfo ju sjell edhe çiftet çerekfinaliste në Ligën e Evropës:

Napoli – Arsenal

Villarreal – Valencia

Benfica – Eintracht Frankfurt

Slavia Pragë – Chelsea

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!