Një tërmet i fortë dridh Greqinë, ja ku ishte epiqendra.
Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi këtë pasdite Greqinë sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet 39 kilometra në perëndim-jugperëndim të Kythnos.
Thellësia fokale llogaritet 35 kilometra.
Deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale.