Sizmiologu ka folur me një paralajmërim në lidhje me tërmetin.
Një tërmet më magnitudë 4.9 të shkallës rihter ka goditur sot Turqinë, duke rikthyer frikën në vend.
Tërmeti pati epiqendër zonën e Malatyas në Turqi, ndërsa nuk raportohen dëme në njerëz apo në infrastrukturë përveç panikut tek qytetarët.
Referuar zonës ku ra tërmeti, sizmiologu i njohur turk Prof.Dr. Naci Gorur u shpreh se duhet bërë kujdes i madh në zonën përreth pasi mund të ketë lëkundje edhe më të forta.
Sipas tij, bëhet fjalë për një pllakë tektonike, e cila përmes tërmeteve të ngjashme po e shtyn enërgjinë e akumuluar gjithnjë e më në veri duke rrezikuar kështu që në vijim të ketë një lëkundje shumë më të fuqishme.
“Bëhet fjalë për pllakën e Anadollit Lindor dhe siç e dini në këtë zonë kanë ndodhur tërmete shumë të fuqishëm në të shkuarën. Madje një vit më parë ndodhi tërmeti në Elazig, i cili i përket kësaj pllake. Për fat nuk ishte një lëkundje shkatërruese, por kjo nuk do të thotë që në vijim nuk mund të ndodhë një e ngjashme, pasi kjo zonë njihet për tërmete të fuqishëm“, u shpreh ai.