Tërmet i fuqishëm

19:09 | 07 Korrik 2019

Lëkundje të madhe të tokës ka pasur në Indonezi.

Një tërmet prej 7,1 shkallë të Rihterit ka goditur sot pjesën lindore të Indonezisë, bën të ditur Agjencia sizmologjike e këtij shteti.

Siç shkruan Reuters tërmeti ka ndodhur në detin Moluk, në brigje të ishullit Sulaves në thellësi prej 10 kilometrash.

Sipas sizmologëve parashihet që në këtë vend të ketë edhe një cunami.

Komento: