Tërmet i fuqishëm – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tërmet i fuqishëm

14:10 | 22 Dhjetor 2019

Sot një tërmet i fuqishëm ka goditur Iranin.

Një tërmet prej 5.0 ballësh të Rihterit është regjistruar në pjesën jugperëndimore të Iranit të dielën. Lajmin e bëri të ditur agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve, ISNA.

Kjo agjenci nuk dha ndonjë hollësi për pasojat e mundshme në njerëz apo dëmtime të ndërtesave.

Sipas Institutit Gjeologjik Amerikan, ky tërmet ishte i shkallës 5.1 dhe epiqendrën e kishte afër qytetit Dezful, në thellësi prej 10 kilometrash.

Irani shtrihet në një zonë me aktivitet të lartë sizmik dhe goditet shpesh nga tërmetet. Nga një tërmet i vitit 2017 kishin vdekur 630 njerëz, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Komento: