Tërmet i fuqishëm ka goditur Panamanë.
Qyteti bregdetar i Davidit, në veri-perëndim të Panamasë, u godit nga një tërmet me magnitudë 6.1 sipas shkallës Rihter, sonte, pranë kufirit me Kosta Rika, njofton Qendra e Studimit Gjeologjik të SHBA.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 37 kilometrash, raporton Reuters.
Departamenti i Zjarrit i Panamasë njoftoi në Twitter se qytetarët nga pjesë të ndryshme të vendit morën njoftime për tërmetet.
Nuk ka informacion për dëmet eventuale.