Tërmet i fuqishëm në Detin Mesdhe, lëkundjet u ndien edhe në Shqipëri

08:37 | 21 May 2020

Nuk kanë të ndalur tërmetet as në kohë pandemie.

Një tërmet ka rënë në Detin Mesdhe para pak minutave. Lëkundjet ishin me magnitudë 6.2 të shkallës Rihter.

Tërmeti kishte thellësi 10 kilometra dhe epiqendra ishte 240 km në jugperëndim të Methonis të Greqisë. Lëkundjet e tërmetit u ndien në Greqi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi, transmetoi TCH.

Sipas EMSC ky tërmet klasifikohet si tërmet i shkallës 3.

Komento: