Termet i fuqishëm në Greqi

00:06 | 27 Shtator 2020

Greqia është goditur sot nga një tërmet i fuqishëm.

Një tërmet me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter ka rënë të shtunën në mbrëmje në Greqi.

Epiqendra ka qenë në det pranë Halkidiki, afër Malit Athos sipas matjeve të Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Dridhja kishte një thellësi prej 19.6 km dhe një epiqendër në 23 km në jug-jugperëndim të malit Athos dhe 141 km në lindje-juglindje të Selanikut.

Tërmeti preku skajin jugor të gadishullit të Malit Athos dhe majën jugore të Sithonia. Asnjë dëm nuk është raportuar deri më tani.

Komento: