Tërmet i fuqishëm në këtë vend

20:33 | 13 Shkurt 2021

Një termet i fuqishëm godet Japoninë, të paktën 12 të lënduar.

Një tërmet prej 7.1 ballësh ka goditur brigjet e Japonisë lindore, afër Fukushimës, duke lënë të lënduar së paku 12 persona.

CNN raporton se tërmeti ndodhi rreth orës 11:07 ndërsa thellësia e tij ishte rreth 36 milje. Të lënduarit janë regjistruar në prefekturën Fukushima dhe Miyahi, sipas transmetuesit shtetëror, NHK

Ky tërmet po cilësohet si ndër më të mëdhenjtë kohëve të fundit në Japoni. Një më i madh se ky kishte ndodhur më 11 mars 2011 dhe kishte 9.0 shkallë.

Komento: