Tërmet i fuqishëm në Kosovë, dridhjet ndihen në disa qytete

04:42 | 14 Mars 2024
termet-i-vogel-mes-dragashit-dhe-kukesit

Një tërmet i ndodhur në 04:06 të ditës së enjte ka zgjuar nga gjumi qytetarët e Malit të Zi, por edhe ata të Kosovës.

“Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter dhe epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi”, shkruan Pobjeda.me.

Dridhjet e tërmetit janë ndier dhe në Kosovë, madje qytetarë të vendeve të ndryshme kanë treguar se në qytetet ku ata jetojnë janë ndier dridhjet.

Ndërkohë siç vë në pah Vijesti.me, Instituti Sizmologjik nuk ka publikuar ende detaje rreth tërmetit, dhe vlerësimet nga faqet ndërkombëtare të tërmeteve janë se forca është midis 5.1 dhe 5.4 gradë.

Sipas mediumit në fjalë, këto tërmete i përkasin grupit të fuqisë mesatare, të cilët mund të shkaktojnë dëme në objektet e ndërtuara dobët dhe që ndihen nga shumica e qytetarëve.

Komento: