Një tërmet i fuqishëm me magnitudë prej 5.8 shkallë të Rihterit sipas informacioneve paraprake, ka goditur pak minuta më parë Rumaninë.
Dridhjet e tërmetit të fuqishëm janë ndjerë ndjeshëm edhe në Kosovë.
Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në Prishtinë.
Tërmeti raportohet se është ndjerë edhe në disa vende të tjera të rajonit.
Kujtojmë se mbi 37 mijë njerëz kanë vdekur, si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që goditi javën e kaluar pjesë të Turqisë e Sirisë.
Edhe një javë pas tërmetit, kërkimet për të mbijetuar janë duke vazhduar ende.