Tërmet i fuqishëm në Turqi

17:28 | 17 Nëntor 2021

Dy tërmete në Turqi . Pamje kur njerëzit dalin me vrap nga dyqanet.

2 tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Turqinë sot, duke krijuar panik te qytetarët.

Siç shihet nga pamjet e përcjella në rrjete sociale në momentin e rënies së tërmetit njerëzit kanë dalë me vrap nga dyqanet.

Njëri tërmet ishte me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter dhe është regjistruar në zonën e Duzce, në një thellësi prej 7.9 kilometrash. Epiqendra e tërmetit ishte rreth 200 kilometra larg Stambollit, pasuar nga një seri tërmetesh pak më të dobëta, por ende të forta, me magnitudë 4.9 dhe 5 të shkallës Rihter.

Komento: