Tërmet i fuqishëm në Turqi, epiqendra deti Marmara – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Tërmet i fuqishëm në Turqi, epiqendra deti Marmara

13:55 | 26 Shtator 2019

Tërmet në Turqi.

Një tërmet me magnitutë 5.7 është regjistruar mesditën e sotme në afërsi të Stambollit në Turqi. Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Marmara, me thellësi 2 km dhe 66 km në perëndim të Stambollit.

Lëkundjet janë ndjerë të forta në disa qytete dhe kjo ka shkaktuar panik te banorët. Shumë njerëz u dyndën menjëherë në rrugë dhe sheshe nga frika e shembjeve të godinave.

Deri më tani nuk raportohet për persona të vdekur.

Komento: