Tërmet i fuqishëm prej 5.6 ballësh

12:28 | 19 Maj 2020

Një tërmet i fuqishëm godet Turqinë.

Një seri termetesh, më i fuqishmi 5.6 ballësh, dridhën qarkun Datça në provincën Muğla, ka njoftuar Agjensia për Katastrofa e Turqisë.

Tërmeti goditi rajonin e mesdhetar të Turqisë të martën herët.

Drejtoria e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) tha se tërmeti goditi brigjet e qarkut Datça në provincën jug-perëndimore të Turqisë, Muğla, në orën 02:22 të mëngjesit sipas kohës lokale (23:22 sipas kohës të Evropës Qendrore).

Epiqendra u regjistrua 5.8 kilometra nën sipërfaqe. Nuk raportohet për viktima.

Agjencia shtoi më vonë se një total prej gjashtë tërmeteve me magnitudë nga 4.1 deri në 5.6 ndodhën në Mesdhe të martën.

Komento: