Tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 në Detin Adriatik
Një tërmet me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter është shënuar ditën e sotme në Detin Adriatik.
Sipas të dhënave nga ESMC tërmeti ka qenë me një thellësi prej 60 kilometrash.
Pas lëkundjes së orës 14:00 të magnitudës 3.4 në afërsi të bregdetit shqiptar, pak minuta më parë u regjistrua një lëkundje shumë më e fortë. Epiqendra ndodhet rreth 68 kilometra nga Viestes në Itali.
Ende nuk ka asnjë informacion paraprak për dëme, ndërkohë që thellësia prej 60 kilometrash mund të ketë ulur ndjeshmërinë tek njerëzit.